E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa shpëton i palënduar nga incidenti

Një femër, e cila u vlerësua si “jostabile”, ka kaluar barrikadën dhe më pas ka sulmuar dhe rrëzuar në dysheme Papa Benediktin XVI, në fillim të meshës së mbrëmjes së Kërshëndellave në Vatikan.

Papa 82 vjeçar nuk pësoi lëndime dhe vazhdoi të udhëheqë meshën dyorëshe të enjten në mbrëmje, por një kardinal më i moshuar francez në procesionin e Papës gjithashtu u rrëzua në dysheme dhe u dërgua në spital me këmbë të thyer.

Në pamjet televizive mund të shihej femra duke kërcyer mbi barrikade dhe duke u hedhur në drejtim të Papës, duke nxitur klithma tek anëtarët e kongregacionit.

Femra kapi rrobat e Papës, në momentin kur u kap nga pjesëtarët e sigurisë, duke u rrëzuar më pas në dysheme së bashku me Papën.

Zëdhënësi i Vatikanit, Ati Frederiko Lombardi, deklaroi se femra, e cila u cilësua si “jostabile”, ishte personi i njëjtë, i cili edhe vitin e kaluar tentoi të kaloi barrikadën, për t’iu afruar Papës, gjithashtu gjatë meshës së Kërshëndellave.

Papa u ngrit në këmbë me ndihmën e një pjesëtari të sigurisë dhe pas disa sekondave e vazhdoi procesionin. Ai dukej i qetë dhe i pa-shqetësuar gjatë vazhdimit të ceremonisë.

Video kur gruaja i ikën sigurimit për ta takuar Papë Benediktin XVI:

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›