E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa, udhetim ne Afrike gjate marsit

Papa Benedikti XVI ka njoftuar se ne muajin mars te vitit 2009 do kryeje udhetimin e tij te pare ne kontinentin afrikan.

Ati i shenjte do ndaloje ne Kamerun dhe Angola per te qene i pranishem ne festimet per 500 vjetorin evangjelist te Angolas.

 Gjate fjales se mbajtur sot para mijera te pranishmeve ne sheshin “Shen Pjeter” te Vatikanit, Benedikti XVI ka shkeputur disa fjale edhe per peshkopet kineze. Ai ka theksuar se edhe pse ata nuk kane marre pjese ne mbledhjen e sinodes, peshkopet kineze jane pjese e Kishes.

Udhetimi i Papes ne Afrike do te jete i pari qe prej uljes se tij ne fronin e Atit te Shenjte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›