E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBP jep alarmin: Papunesia ne rritje

20 milione burra dhe gra mund te humbasin vendin e tyre te punes si pasoje e krizes financiare qe ka perfshire shume vende te botes.

Drejtori i pergjithshem i Organizates Boterore te Punes, Juan Somavia tha, “ne kemi nevoje per nje nxitje dhe koordinim te veprimeve, ne menyre qe te evitojme krizen sociale  qe mund te jete shume e ashper, jetegjate dhe globale”. Duke u bazuar ne te dhenat e rishikuara te rritjes ekonomike globale te FMN-se , raportet paraprake te Kombeve te Bashkuara thone se do te kete rritje te papunesisie per shumicen e vendeve ku kane marre te dhena.

Drejtori i pergjithshem Somavia tha se numri i te papuneve mund te rriten nga 190 milione qe ishte ne 2007-en ne 210 milione ne fund te vitit 2009. Sipas ketij raporti, numri i personave qe jetojne me me pak se nje dollar ne dite mund te shkoje ne 40 milione, ndersa i atyre qe jetojne me 2 dollare ne dite mund te jete me i madh se 100 milione persona.

Somavia shtoi se kriza globale godet rende sektoret e ndertimit, turizmin, financat, sherbimet, dhe pasurite e patundshme. Kjo nuk eshte vetem kriza e “Wall Street” kjo eshte kriza qe ka perfshire te gjitha rruget.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›