E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa uron "Gëzuar Pashkët!" dhe në shqip

Para rreth 100 mijë besimtarëve të mbledhur në sheshin e "Shën Pjetrit", Ati i Shenjtë uroi pashkët për komunitetin katolik në 62 gjuhë të botës si pjesë e fjalimit tradicional "Urbi et Orbi" per qytetin e botën Zoti i ringjallur të bekojë familjet të rinjtë e të vjetrit, vecanërisht të sëmurët e ata që vuajnë në trup e shpirt mbylli fjalët e tij Benedikti i XVI.

Pa përmendur skandalin që ka rrokur selinë e shënjtë mesazhin e pashkëve Papa ia dedikoi humanizmit që sipas tij ka nevojë për shpëtim për të dalë nga një krizë e thellë që kërkon ndryshime të rëndësishme duke filluar nga ndërgjegja. "Ka nevojë për një eksod e jo thjesht për rregullime sipërfaqsore por për një dialog shpirtëror e moral", deklaroi Benedikti duke iu referuar komunitetit të krishterë që nga Iraku e deri në Haiti.

Jashtë praktikës së të dielës së pashkëve ishte kreu i kolegjit të kardinalëve ai që celi meshën tradicionale "At i shënjtë, njërzit e zotit janë me ju dhe nuk do të lejojnë të ndikohen nga thashetheme dashakeqe të momenit nga gjyqe që ndonjëherë sulmojnë komunitetin e besimtarëve," deklaroi Cardinal Angelo Sodano, kreu i Kolegjit të kardinalëve. Ndryshimi i protokollit të rreptë të ritualeve katolike tregon se Vatikani ndjehet në presion të vazhdueshëm përsa i përket abuzimit seksual të priftërinjve katolikë.

Sordano përshkoi papën si shkëmbin e fortë që mban kishën të bashkuar fjalë simbolika e të cilave duket se mori jetë një ditë më parë kur besimtarët u mblodhën rreth Atit të Shënjte në procesionin tradicional drejt altarit, momenti më solemn i vigjiljes së pashkëve.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›