E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shtyn publikimin e raportit kritik për këmbimin e valutës

Shtetet e Bashkuara tentojnë të normalizojnë marrëdhëniet me Kinën ndërsa shtyjnë për një afat të pacaktuar publikimin e një raporti mjaft kritik të lidhur me monedhën vendase. Shtetet e Bashkuara thonë se e kanë shtyrë publikimin e raportit në Kongres, lidhur me politikat e këmbimit të valutave. Në këtë mënyrë shtyhet edhe vendimi nëse Kina po manipulon me monedhën e saj.

Sekretari amerikan i thesarit, Timoti Gajtner, nëpërmjet një deklarate bëri të ditur lajmin e kërkoi që Kina të orientohet drejt një monedhe më fleksibël. Më herët Kongresi amerikan kishte ushtruar më parë trysni ndaj ministrit të Financave, Timothy Geithner që të akuzohej Kina për manipulim të valutës së vendit, Yuan për të ulur në mënyrë artificiale eksportet. Geithner bëri të ditur se ai do të shfrytëzojë në javët e ardhshme një seri takimesh me politikanë të nivelit të lartë, për të sjellë Kinën në një kurs devize të orientuar nga tregu.

Pas tensioneve disajavore, marrëdhëniet me Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u përmirësuan pas një telefonate njëorëshe mes Presidentit amerikan, Barack Obama dhe atij kinez, Hu Jintao. Ndërsa shtyrja e publikimit të raportit në Kongresin amerikan, i parashikuar për 15 të këtij muaji, po bëhet para ardhjes së presidentit kinez, Hu Jintao, për vizitë në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore, më 12 dhe 13 të këtij muaji në Uashington.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›