E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa vazhdon celebrimin e javës së Pashkëve



Papa Benedikti ka larë dhe ka tharë këmbët e 12 priftërinjve si shërbim tradicional i të enjtes së shenjtë duke përkujtuar gjestet e Krishtit të kryera ndaj apostujve të tij një natë para se të vdiste.
Gjatë shërbimit Papa derdhi ujë mbi këmbën e djathtë të priftërinjve, ku më pas ua thante atyre me peshqir.
Rituali u mbajt në Bazilikën e Shën Gjonit në Romë, aty ku Papa është peshkop i kryeqytetit italian. Herët në mëngjes Papa e filloi të enjten e shenjtë duke mbajtur meshë, ku i cili bekoi vajrat që do të përdoren për të sëmurët dhe dhe për ceremonitë.
Papa nuk bëri asnjë asnjë referencë përsa i përket skandaleve të abuzimeve seksuale që është përballur kisha katolike. Ai e përdori meshën për të folur rreth abortit.
Papa tha se është e rëndësishme të shkohet sipas ligjit, por nuk është mirë që aborti të pranohet, pasi një e keqe është e ndaluar me ligj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›