Mishel Obama Te jesh Zonje e Pare eshte nje ferr
Nje shumice grash do te benin gjithcka per te qene Zonja te Para. Por ka dhe nga ato qe edhe pse jane te tilla mendojne se eshte nje pozicion qe i ngjan ferrit. Te paken ky eshte mendimi i Zonjes se Pare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Mishel Obama. Kete e ka bere te ditur ne nje liber te fundit te saj Karla Sarkozi vete Zonja e Pare e Frances. Ne kete liber ajo rrefen nder te tjera edhe pergjigjen qe i dha Mishel Obama kur Sarkozi e pyeti se si ndihej ne pozicionin e saj Mos me pyet. Eumlshte nje ferr. Nuk mund te rri gjate.
Detaje te bisedave private mes te dy Zonjave te Para qe jane zhvilluar gjate vizites kur Sarkozite bene ne Uashington tek Obamat ne marsin e kaluar kane dale ne librin e fundit te shkruar ne bashkepunim me Zonjen e Pare te Frances qe titullohet Karla dhe ambicia. Ne kete liber nder te tjera ajo thote se nje mandat presidencial eshte me se i mjaftueshem per bashkeshortin e saj qe ne fakt dihet se ka pasur vazhdimisht ambicie per te qendruar ne Pallatin Elize per te pakten 2 mandate. Nder te tjera ajo i thote te shoqit se perse nuk merr ca keshilla nga Toni Bler i cili pasi la postin e Kryeministrit ka bere nje pasuri te madhe. Sipas nje burimi ne liber Sarkozite jane befasuar nga parate qe kane bere Bleret qe kur lane pushtetin. Ne liber 42-vjecarja akuzon qeverine franceze se eshte duke ia vrare te shoqin me gjithe punen qe ai ben. Ne krahasim me shume gra te tjera te presidenteve Bruni thote se ajo vete ndihet shume ndryshe prej tyre sepse vazhdon qe te beje ekzaktesisht ate qe ka bere edhe kur ishte nje njeri i zakonshem. Nderkaq ai vazhdoi te kembengulte se Franca do te vazhdoje te prishe te gjitha kampet rome. Deri tani jane shperbere 199 kampe te vendbanimeve te romeve ne te cilat kane jetuar 4500 persona.