E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine qellohet me thike nje adoleshent shqiptar

Pese klandestine kane qelluar me thike dhe me shishe birre nje adoleshent shqiptar per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes se djeshme ne qender te Athines prane nje kishe.
Adoleshenti shqiptar mosha e te cilit nuk eshte bere e ditur po debatonte me disa emigrante nga Afganistani. Keta te fundit e kane qelluar adoleshentin shqiptar me thike ndersa per te qetesuar situaten ka nderhyre nje student dhe nje shites dyqani prane zones.
Ne vendngjarje ka mberritur menjehere policia e cila beri te mundur arrestimin e tre te rinjve nga Afganistani ndersa jane ne kerkim pjesetaret e tjere te grupit.
Ngjarja nuk ka mbaruar me kaq pasi adoleshenti ka shkuar ne shtepi i gjakosur duke treguar se ishte qelluar nga Afganistani. Pas kesaj nje grup i madh shqiptaresh te armatosur kane shkuar ne lokalin e nje afgani duke hedhur bomba Molotov por pa shkaktuar viktima. Nderkohe policia e Athines eshte duke hetuar shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›