E Diel, 1 Nëntor 2026

Muca kryqezon lojtaret Ja gabimet qe sduhen bere

Analiza Tekniku i korcareve analizon me tone te ashpra humbjen ndaj Shkumbinit

Starti i sezonit per skuadren e Skenderbeut ishte nje nder me te miret ndoshta ne gjithe historine e tyre qe nga dita e krijimit si klub. Ne dy javet e para ata kishin siguruar dy fitore. Ne te paren munden Besen ne Kavaje brenda kohes se rregullt ne nje takim i cili per shkak te incidenteve te dhunshme u nderpre dhe me pas iu dha korcareve nga komisionet juridike fitorja 0-2 ne tavoline ndersa ne javen e dyte ata munden me rezultatin 2-0 Teuten ne takimin e luajtur ne Pogradec per shkak te rikonstruksionit te stadiumit te tyre. Gjashte pike ne dy javet e para dhe nje organike per tu pasur zili e drejtuar nga nje prej trajnereve me te mire te kampionatit tone kompletojne kuadratin e nje skuadre te denje per te pretenduar ndonje nga titujt qe ofron kampionati shqiptar i futbollit. Por nje humbje ne javen e trete perballe nje tjeter skuadre risi te ketij sezonin Shkumbinit te investimeve te medha te presidentit te ri Ylli Ndroqi ka kthyer korcaret me kembe ne toke. Me teper sesa humbja duket se trajnerin e Ujqerve te Debores Shkelqim Muca e ka shqetesuar niveli i lojes i treguar ne fushe nga skuadra e tij. Ky deshtim i pare nuk eshte pertypur lehte nga drejtuesit e korcareve. Per kete arsye gjate diteve te post-ndeshjes se javes se trete te Superiores ish-trajneri qe shpalli Dinamon kampione ne sezonin e fundit ka mbledhur lojtaret dhe se bashku kane analizuar te gjitha detajet e kesaj sfide ndaj peqinasve duke i pare filmimet e takimit. Kjo analize e zhvilluar ka zgjatur me shume sesa 90 minuta e trajneri u ka sqaruar lojtareve se ku kane gabuar. Mbrojtja ka qene reparti me te cilin Muca eshte marre me teper dhe ne momentin kur jane ripare golat e pesuar ne ate takim tekniku ka ngritur tonet e zerit me lojtaret e tij duke u treguar vendosjen e gabuar ne fushe. Megjithate grinta e trajnerit tregon edhe njehere se ai pretendon shume nga kjo skuader e cila gjate javes se ardhshme do te prese ne fushen e saj me shume mundesi ndeshja do te luhet ne Pogradec nese stadiumi i Korces nuk do te jete gati Vllaznine e Radonjic. Muca u ka kerkuar lojtareve te tij ta bejne kthesen qe ne kete ndeshje edhe pse kundershtari nuk eshte per tu nenvleresuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›