E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Dushku në “The Scribbler”

SHBA- Michelle Trachtenberg ("Gossip Girl") dhe Eliza Dushku ("Dollhouse") do të shihen përsëri së bashku që nga koha kur luajtën bashkë në filmin e Joss Whedonit, "Buffy the Vampire Slayer". Ato tani do të luajnë filmin e ri me emrin "The Scribbler." Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Express.

Filmi i prodhuar nga “New Artists Alliance” do të fillojë transmetimin gjatë kësaj jave në LA. Në "Scribbler" luajnë edhe aktorja Katie Cassidy, në rolin e Sukit, një gruaje të re e cila përpiqet të bëjë shkatërrime të shumëfishta të njerëzve duke bërë një makinë eksperimentale të njohur si "The Siamese Burn”.

The Scribbler është njëri nga katër filmat që janë bashkë-prodhuar mes “New Artist Alliance, një kompani e specializuar për filma me buxhet të ulët dhe “Caliber Media”. Këto kompani edhe më parë kanë prodhuar filma së bashku.

Në film po ashtu luan edhe Garret Dillahunt ("Winter's Bone"), Gina Gershon (the upcoming "Killer Joe"), Michael Imperioli ("The Lovely Bones"), Billy Campbell (AMC's "The Killing") dhe aktorja e filmave për të rritur (porno) Sasha Grey ("The Girfriend Experience").

Dushku është e njohur për punën e saj me regjisorin që ka bërë edhe regjinë e “The Avengers”, Joss Whedom. Ajo luan rolin e Faith në filmin e tij "Buffy the Vampire Slayer" dhe në filmin "Angel", para se të luante rolin kryesor në ”Dollhouse”.

Trachtenberg luan bashkë me Dushkun në "Buffy", i cili ishte një serial që zgjati nga viti 2000 deri më 2003.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›