Presidenti, Rama: Berisha bën shurdhin, Dule: OK mocionit kundër qeverisë
TIRANË- Gjetja e konsensusit për emrin e presidentit të ri uli sot në një tryezë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule.
Ky takim është pjesë e takimeve që Rama ka nisur me krerët e partive parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së tij publike, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Në takimin që zgjati rreth 1 orë, Rama shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci.
Deri më tani, Rama është takuar me ish-aleatin e tij Ilir Meta dhe me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Kryesocialisti ka deklaruar se për gjetjen e kompromisit në lidhje me emrin e presidentit të ri, ai do ishte i gatshëm të takohej edhe me kryeministrin Berisha.
RAMA: BERISHA DO PRESIDENT PËR VETEN
Kryesocialisti Rama pas takimit që zgjati rreth 1 orë me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk komentoi konkluzionet e bisedës së tyre, por u ndal të theksojë edhe njëherë nevojën urgjente që ka vendi për miratimin e reformës zgjedhore dhe për konsensusin në lidhje me emrin e presidentit të ri.
“Koha po ikën, ne kemi detyrim t’i japim zgjidhje dy momenteve të rëndësishme. Na duhet një reformë zgjedhore e dakortësuar para 24 majit, në një zë më gjithë bashkësinë ndërkombëtare ashtu sikur na duhet një president që të jetë mishërim i unitetit të kombit, në këtë periudhë kur shqiptarët duhet të shkojnë bashkë përpara”, tha ai.
Lideri i PS, nuk nguroi të akuzonte kryeministrin Berisha se do një president të njëanshëm, pra nga mazhoranca dhe jo një president konsensual, sic pretendon Rama.
“Jemi në kushtet kur kryeministri bën shurdhin, do president për veten, ndërkohë që ne duam president për Shqipërinë”, shtoi ai.
DULE: MBËSHTESIM NANON, PRO MOCIONIT KUNDËR QEVERISË
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, pas takimit me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama në selinë rozë, rikonfirmoi votën e tij pro kandidaturës së Fatos Nanos si president. Ndërkohë, Dule tha se partia e tij do të jetë pjesë e procesit konsensual për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Ne jemi shprehur dhe vijojmë ti qëndorjmë opoinionit se Nano është një kadidaturë që plotëson kriteret që kërkon një proces konsenual dhe gjithëpërfshirës që kërkon që presidenti të jetë korrekt që do mbrojë Kushtetutën dhe do garantojnë funksionimin e shtetit dhe përfaqësimin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Ne besojmë se dhe në frymën e konsesusit Nano do ishte kandiaturë e mirë”,- deklaroi Dule.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, pas deklaratave që deputeti Dritan Prifti bëri në News24, për për një mocion të mundshëm që po pregatitet kundër qeverisë Berisha, Dule duke theksuar se partia e tij nuk bëhet pjesë e skenarëve të partive të treta në vend, deklaroi se PBDNJ-së është pro mocioneve të mosbesimit si një tregues demorkacie.
“Në filozofinë tonë koncepti i mocionit të mosbesimit thekson shënditn. Përse në vendin tonë nuk është ushtruar mocioni i mosbesimit? Ai është feniomen i shpeshtë në gjitha demokracitë dhe ne do i bashkangjiteshim”,- theksoi Dule, i cili bëri thirrje që reforma zgjedhore të përfundojë brenda afatit.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Presidenti, Rama: Berisha bën shurdhin, Dule: OK mocionit kundër qeverisë PD: Nuk pranojmë kërcënimet e Ramës për presidentin e ri