E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiroke nje banese perfshihet nga zjarri

Një banese private dy katëshe është djegur sot në pikën turistike të Shirokës, kur flakët e zjarrit që përfshinë banesën, shkatuan dëme të konsiderueshme materiale, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Sipas policisë së Shkodrës, në momentin e ngjarjes, në banesën e shtetasit Enver Xhaka, kanë qënë të pranishëm pjesëtarë të famijes, mes të cilëve edhe fëmijë. Por fatmirësisht, megjithë dëmet materiale, nuk ka patur dëme në njerëz , për shkak të ndihmës qe banorëve përreth dhe forcave të zjarrfikësve që kanë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga të dhënat e para, rënia e zjarrit mendohet të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›