E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti për akcizat, biznesi: Parashikon masa ekstreme

TIRANE – Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ka ngjallur kundërshti nga përfaqësues të biznesit në Këshillin Konsultativ të Biznesit.

Sipas tyre, pr/ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.

Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë shprehen se drafti i ri ka si qëllim minimizimin e evazonit fiskal, nëpërmjet mekanizmave doganorë dhe përmbush një nga direktivat e Bashkimit Europian.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›