Berisha- Landau Forcimi i marredhenieve dhe zgjerim i bashkepunimit
Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë treditore në Izrael zhvilloi paraditen e sotme, një takim me Ministrin e Energjisë, Ujit dhe Burimeve natyrore, zotin Uzi Landau.
Ministri i Energjisë Landau shprehu kënaqësinë që priste Kryeministrin shqiptar, në një takim, i cili do t'i shërbejë forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, veçarisht në fushën ekonomike. Zoti Landau i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar për mbrojtjen, strehimin që ata u ofruan hebrenjve të Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i shpëtuar ata nga terrori nazist.
Duke falënderuar për pritjen e ngrohtë e miqësore, Kryeministri Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe kombeve dhe zgjerimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha e njohu zotin Landau me potencialet e jashtëzakonshme që Shqipëria ofron në sektorë si ai i energjisë, infrastrukturës, turizmit, bujqësisë, etj.
Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se Shqipëria, si një vend i pasur me burime ujore, mirëpret investimeve të huaja në këtë fushë, si për prodhimin e energjisë hidrike, ashtu edhe për sistemet e përpunimit të ujërave apo të ujitjes për qëllime të bujqësisë, etj, Kryeministri u shpreh se rreth 443 HEC pritet të ndërtohen në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të mirëpresë investitorët izraelitë për të marrë pjesë dhe për të ndërtuar në Shqipëri historitë e tyre të suksesit, në fushën e prodhimit të energjisë, por edhe në fusha të tjera. Kryeministri u shpreh se Shqiperia ofron gjithashtu potenciale të mëdha për investime në sektorin e infrastrukturës, turizmit, industrisë minerale etj, të cilat nga dita në ditë po tërheqin gjithnjë e më shumë investitorë të huaj.
Nga ana e tij, Ministri i Energjisë Landau, pasi u njoh me potencialet e ofruara nga Shqipëria në fusha të ndryshme, rikonfirmoi dëshiren dhe interesin e investitoreve izraelite për investime në vendin tonë, si dhe gadishmërinë e palës izraelite dhe ndërmarrjeve publike e private të Izraelit, për të shkëmbyer eksperiencën e tyre me specialistet shqiptarë në këtë fushë, si dhe për t'i drejtuar investimet e tyre në Shqipëri. Izraeli ofron një eksperiencë të pasur në sektorin e menaxhimit të ujërave dhe kanalizimeve, infrastrukturës, etj, eksperiencë, të cilën jemi të gatshëm ta ndajmë me kënaqësi me koleget shqiptarë, – u shpreh ministri Landau.
Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë izraelite dhe përvoja e tyre e gjerë në fushën energjetike janë të mirëpritura në Shqipëri dhe se e njëjta ftesë i bëhet ekspertizës në fushën e energjisë gjeotermike, diellore dhe të erës, si dhe praktikave më të mira në fushën e ujitjes, për të cilat Shqipëria paraqet interes të veçantë.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të nxitur dhe thelluar bashkëpunimin, në të ardhmen në të gjitha këto fusha. Kryeministri Berisha e ftoi Ministrian Landau të vizitojë Shqipërinë dhe nga ana e tij, Ministri izraelit Landau u përgjigj se do të vizitojë këtë vend mik me shumë kënaqesi.