Papadhimos pritet te marre detyren e kryeministrit

Lukas Papadhimos Me një deklaratë për shtyp Presidenca greke ka njoftuar se në takimin e tre udhëheqësve greke Jorgos Papandreu, Andonis Samaras dhe Jorgos Karatzaferis me presidentin Papulias eshte rene dakort qe kryeministri i Qeverise se re të Unitetit Kombetar te jete Lukas Papadhimos,ish-zëvëndespresdenti i Bankës Qendrore Europiane.
Pas një takimi që ka zgjatur rreth një ore e 40 minuta në Presidence është thirrur edhe Papadhimos, i cili eshte shoqeruar nga shtepia e tij me eskorte policie. Me pas ai ka marre pjese ne bisedimet me udheheqesit e partive politke.
Kryepeshkopi grek thuhet se ka anuluar nje udhetim te tij jashte Athines, fakt qe verteton se eshte ceshtje oresh betimi i qeverise dhe kryeministrit te ri, sipas kushtetutes se vendit.
Dy partite Kriza grekeGreqi, rikthehen negociatat Greqi, bisedimet "ngecin" tek emri i kryeministrit të ri Greqi, pritet shpallja e qeverisë së re e medha rivale per pushtet kane zhvilluar negociata te shumta per gati 100 ore, qysh ne mbremjen e se dieles dhe pasi kane refuzuar disa kandidatura, me ne fund kane konkluduar tek bankieri i shquar grek.
Qeveria e re do te kete nje afat te shkurter disamujor, deri ne zgjedhjet e reja parlamentare, por misioni i saj eshte teper i rendesishem per arsye se do te siguroje levrimin e kestit te 6-të të ndihmes prej 8 miliard euro, ndersa Greqia ka para vetem per disa jave.
Se dyti do te ratifikoje marreveshjen e 26 tetorit ne samitin e Bruksleit dhe se treti do te parashtroje per aprovim ne parlament projketbuxhetin e shtetit per vitin 2012.
Emerimi i nje prej figurave me te shquara ne sektorin bankar te Europes eshte nje sinjal qe kerkon te jape Athina per zgjidhjen e krizes politike dhe per shpresen e rimekembjes se ekonomise qe fillon me perforcimin e sistemit bankar.
Kush është Papadhimos?
Prej kohesh Lukas Papadhimos ka qene nje nga emrat me te lakuar ne qarqet politke greke, per te drejtuar ekonomine e plagosur vendit.
Socialistet i kane afruar nje vend nderi ne listen e deputeteve te shtetit ne viitin 2009 dhe pas fitores se tyre dhe ardhjes se Papandreut ne pushtet, i eshte propozuar posti i ministrit te Financave, por bankieri i shquar grek ka preferuar te mbaroje detyren e tij si zevendespresident i BQE-së.
Per ata qe e njohin, nen veshtrimin e qete poshte syzeve, fshihet nje teknokrat i kulluar, i ndershem dhe ambicioz. Per te flet kariera e shkelqyer brenda pak vitesh.
Lukas Papadhimos ka lindur ne 1947. Pasi ka mbaruar Kolegjin e Athines ka studiuar ne Boston, ne Institutin Teknik ne Masacusets, ku ka marre diplome ne fizike, diplome pasuniversitare per inxhineri elektrike dhe doktorate ne shkencat ekonomike.
Pas studimeve ka dhene mesim ne te njejtin universitet, si dhe ne ate te Kolumbias te New Jork-ut.Ndersa ne vitin 1988 eshte emeruar edhe profesor ne Univesitetin Ekonomik te Athines.Ne Boston ka filluar gjithashtu edhe karriera e tij si financier ne Banken Federale prej 1980.
Ne vitin 1985 kthehet ne Greqi dhe emerohet kreu i Ekonomisteve te Bankes se Greqise.Disa vite me vone pikerisht, ne 1993, emerohet zevendesguvernator i saj dhe ne vitin 1994, Guvernator i pergjitshem.
Ne kete post ka ndihmuar Greqine per t'u pergatitur ne hyrjen e saj ne Eurozone 7 vjet me vone. Ne vitin 2002 eshte transferuar ne Frankfurt pas emerimit te tij ne postin e zevendespresidentin te BQE-se ku ka punuar deri ne 2010.
Prej ketij viti ka qene keshilltar pa pagese prane kryeministrit Papandreu. Ai eshte shprehur prej kohesh se rrugezgjidhja per borxhin kolosal te vendit ishte reduktimi i tij ,por jo ne nje mase te madhe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Paratë shkuan për pajisje anti-protestë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Haxhinasto: Shqipëria, kontribut në NATO