Papandreu: Qeveria do te ndermarre regjim shume te forte kursimi
Qeveria greke në një takim krize do të zhvillojë konsultime rreth masave në luftën kundër borxhit të lartë shtetëror. Më pas kryeministri Jorgos Papandreu në një fjalë në televizion do të informojë popullin. Pritet që Papandreu të njoftojë ngrirjen e pensioneve, rritjen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe shkurtime të rrogave të punonjësve publikë. Të martën në mbrëmje kryeministri foli për kursime në volum prej rreth 5 miliardë eurosh. "Sot pavarësia dhe autonomia jonë janë të rrezikuara nga kontrolli dhe arbitrariteti i tregjeve ndërkombëtare dhe investuesit atje. Kundër kësaj duhet të luftojmë. Ne duhet të rifitojmë forcën për të përcaktuar vetë fatin tonë", u shpreh Papandreu.
Sindikatat kërcënuan me protesta masive. Nga BE-ja kohët e fundit është sinjalizuar se Greqia duhet t'i zgjidhë fillimisht vetë problemet e saj. Ministri gjerman i Financave, ëolfgang Schäuble, tha për gazetën "Süddeutsche Zeitung", se askush nuk mund të kryejë për grekët detyrën e futjes së politikës fiskale dhe financiare në rrugë të drejtë.