Turqi: Një gjeneral me katër yje dyshohet për tentativë puçi ushtarak
Në Turqi sipas njoftimeve të medieve, një gjeneral me katër yje është arrestuar nën akuzën për tentativë puçi. Gjenerali Saliray Berk, ushtaraku i rangut më të lartë i arrestuar deri tani, akuzohet se ka drejtuar një grup të ndaluar, i cili ka ndjekur një plan anti-islamist, njofton agjencia e lajmeve Anadolou. Javën e kaluar në Turqi u shënua një valë arrestimesh në radhët e oficerëve aktivë dhe në pension. Prokuroria i akuzon ata për komplot me synim rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.