Kriza, Greqia shkurton rrogat dhe "ngrin" pensionet
Rritja e TVSH, ulja e rrogave ne masen 13 per qind dhe "ngrirja" e pensioneve jane disa nga masat qe shpalli dje Greqia fqinje, per daljen nga kriza financiare. Ne mbledhjen e kabinetit qeveritar kryeministri Papandreu tha se, pershkroi ne tone dramatike situaten, duke thene se vendi ndodhet ne gjendje lufte me norma interesash dhe i beri thirrje popullit se me keto masa drastike shpenzimesh prej 4.8 miliarde eurosh duhen shpetuar atdheu dhe brezat e ardhshem nga makthi i falimentimit. "Kjo eshte nje kohe e veshtire per vendin qe duhet te perballet me vendime te veshtira. Masat qe po marrim jane te nevojshme qe vendi te dale nga kjo krize, t'i shpetoje spekulatoreve, e te pavertetave. Jemi perballe nje beteje te madhe rezultati i se ciles duhet t'i sjelle grekeve nje shoqeri te drejte, zhvillim, vende pune dhe perspektiva te reja", tha kreu i qeverise greke. Vetem per vitin 2010, shteti duhet te gjeje 100 miliarde euro per funksionimin e tij, pensionet dhe kamatat qe duhen paguar ne nje kohe qe per 5 miliarde euro kredi paguan si kamate 750 milione me shume se Gjermania. Por qeveria greke gjendet mes dy zjarresh. Nga njera ane eshte Bashkimi Evropian qe i ka kerkuar prerazi Athines, qe te marre masa shtrenguese shtese per te permiresuar gjendjen e financave. Nga ana tjeter eshte populli qe kundershton me force keto masa, te cilat do te jene nje katastrofe e vertete per portofolin e cdo familjeje greke. Ne protesta do te hidhen mesuesit, pensionistet dhe nepunesit e sektorit ekonomik dhe shteteror ndersa taksistet jane hedhur qe prej dites se djeshme ne greve.
Masat shtese, te shpallura dje nga qeveria
-Te rrise me 2% TVSH-ne duke e cuar ne 21 %
-Te rrise me 15-20% taksen e benzines dhe artikujve te luksit
-Ngrirjen e pensioneve
-Reduktim me 12% ne pagat e punonjesve te sherbimit civil
-Reduktim me 30% ne bonuset per punonjesit e sherbimit civil, qe perfshijne 2 paga mujore