E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu-Gruevskipërafrohen qëndrimetpër emrin

BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu është takuar sërish pasditen e sotme me homologun e tij maqedonas Nikolla Gruevski, në selinë e Keshillit të BE-së në Bruksel.

Sic raportojne mediat në maqedonase edhe në këtë takim, i nënti në rradhë mes dy kryeministrave, ata janë përpjekur të përafrojnë qëndrimet e tyre lidhur me mosmarrëveshjen mes dy vendeve sa i përket emrit kushtetues të Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski, deklaroi se takimi ishte konstruktiv. Kontesti rreth emrit të Maqedonisë ishte edhe në fokus të takimit që Gruevski e zhvilloi me kryediplomaten e BE-së, Kethrin Ashton.

Në takim, siç informuan përfaqësues të delegacionit të Maqedonisë, u bisedua edhe për ngjarjet e brendshme aktuale politike në Maqedoni rreth zgjedhjeve dhe dialogut politik mes pushtetit dhe opozitës.

U potencua se nevojitet të ruhen kriteret politike nga të dy palët, se të gjithë aktorët kanë përgjegjësi për ngjarjet në skenën politike në ciklin parazgjedhor. Kryeministri i Maqedonisë u takua edhe me komisionerin europian të zgjerimit Shtefan Fyle.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›