Papandreu-Meta: Greqia mbështet integrimin dhe heqjen e vizave për Shqipërinë

Greqia mbështet Shqipërinë në liberalizmin e vizave dhe hyrjen në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Jorgos Papandreu në një takim me ministrin e jashtëm shqiptar, Ilir Meta. "Greqia mbështet liberalizmin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian", u shpreh Papandreu. Ai garantoi se Greqia do të bëjë më shumë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin helen. Ndërkohë që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashëm, Ilir Meta ka deklaruar se vendi ynë mbështet projektin e Greqisë për Ballkanin dhe vizionin e shtetit grek për emigrantët.
Të dy ministrat ranë dakord që të forconin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Të dy ministrat ranë dakord që të forconin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.