E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Ne kemi një problem, s`jemi problemi

Ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, në një intervistë për CNN, është shprehur i zemëruar me deklaratat që i cilësojnë grekët si vetë problemi në gjithë historinë e krizës.

“Shumë kanë thënë se ju grekët jeni problem. Unë po them, ne grekët kemi një problem, ne nuk jemi problemi” ka thënë Papandreu.
 

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Bashkimi Europian të vendosë se çfarë do të bëjë me Greqinë dhe me Eurozonën.

“Nëse Greqia është problemi atëherë mund të dalë jashtë eurozonës dhe gjithçka zgjidhet, por çfarë do të ndodhë në Spanjë, Portugali, Itali, në gjithë eurozonën. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe jo për paragjykime. Në këtë kuadër askush nuk mund të investojë në një vend për të cilin çdo ditë e më tepër theksohet se nuk do të jetë më në Eurozonë” theksoi më tej Papandreu.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›