E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, paditen gardianët e burgut

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti e ka dërguar kërkesën për të paditur penalisht gardianët, tek Prokuroria e Manastirit.

Javën e kaluar tre gardianët janë pezulluar përkohësisht nga puna, ndërsa sipas Avokatit të Popullit, pas denoncimit të këtij rasti trajtimi i të arrestuarve ka ndryshuar.

“Nuk kemi informacione nëse ka ndonjë rast tjetër të keqtrajtimit. Ne kemi bërë denoncim penal drejtuar Prokurorisë së Manastirit dhe ajo është në kompetencë të kësaj prokurorie”, deklaroi Mehmeti.

Avokati i Popullit këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp ku shpalosi të dhënat e raportit për preventivë nga tortura. Në raport është konstatuar se në Maqedoni në përgjithësi vërehet shkelje masive e të drejtave të personave të arrestuar dhe të paraburgosur.

Ky raport që për herë të parë përgatitet në Maqedoni, përveç institucioneve vendore do t`i dorëzohet edhe Nënkomitetit për Preventivë nga Tortura pranë Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›