Rusia “kategorikisht” kundër ndërhyrjes në Siri

Rusia kundërshton në mënyrë kategorike ndërhyrjen në Siri, tha Gennady Gatilov, teksa në Perëndim është rritur zemërimi lidhur me masakrimin e 108 personave në Hula javën e kaluar.
Turqia ka njoftuar se do të dëbojë të gjithë stafin diplomatik të Sirisë, pasi një veprim të ngjashëm kishin ndërmarrë edhe shtetet perëndimore.
Vëzhguesit e OKB-së kanë verifikuar atë që rezulton të jetë një tjetër vrasje e shumëfishtë. 13 trupa u gjetën në Al-Sukar, në lindje të qytetit të Deir al-Zourit me duar të lidhura nga prapa dhe të qëlluar nga afër.
Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit dhe kanë kundërshtuar dy rezoluta të përparshme që bënin thirrje për veprim më të ashpër ndaj Sirisë.
Të martën, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se ndërhyrja ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit nuk është një opsion i ezauruar.
/Start/F. Prroni/
2012-05-30 17:10