Papandreu: Ne loje mbijetesa e shtetit, Sarkozi mbledh ministrat
ATHINE- PARIS- Kryeministri i Greqisë, George Papandreu u tha sot ligjvënësve se në lojë është “mbijetesa e shtetit” në negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.
Ndërkohë në Francë, presidenti Sarkozi ka kërkuar një takim me disa ministra kyc francez në lidhje me planin e ndihmës për Greqinë. Në takimin që pritet të zhvillohet nesër, më 1 maj, në Elise është i ftuar dhe ministri i financave Kristine Lagarde.
(s.g/BalkanWeb)