“Time'' boton listën e 100 personave më me ndikim në botë
NJU JORK- Revista amerikane "Time" botoi listën tradicionale të 100 njerëzve më me ndikim në botë, ku ndodhen një numër i madh politikanësh, biznesmenësh, artistësh dhe shpikësish.
"Time" thotë se në vendin e parë mes liderëve politikë është presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula de Silva.
Ai është president i Brazilit që prej vitit 2002 dhe që atëherë e shndërroi vendin në njërin nga më tërheqësit në botë.
Në listë është edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama, liderja e republikanëve amerikanë, Sara Palin, kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, sheiku Kalif bin Zajed al-Nahaja, president i Emirateve të Bashkuara Arabe e tjerë.
Në listën e ish-ëve është edhe presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili po ndihmon në luftën kundër SIDA-s dhe në rindërtimin e Haitit pas tërmetit.
Në listë është edhe futbollisti Didier Drogba, i cili jep shumë para për qëllime humanitare.
Në listën e artistëve më me ndikim është e njohura Lady Gaga, aktori Ashton Kaycher, Sandra Bullock, regjisori James Cameroon, legjenda britanike e popit, Elton John dhe regjisorja Cathrin Bigelow.
Në listën e shpikësve më me ndikim është edhe arkitektja dhe dizenjatorja e njohur Zaha Hadid.
(d.b/BalkanWeb)