E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, celet ekspozita e maturantit

LIBRAZHD- Celet në Qëndrën Kulturore të Librazhdit ekspozita e maturantit Amarildo Sulonjaku. Në ekspozitën e hapur prej tre ditësh shfaqen 37 punime në gjini të ndryshme, si në etyde, vizatime, punime në tekstil, kompozicione, eksperimente të ndryshme, teknikë etj.

Ne vizatimet me laps dhe kompozimet e portreteve trajtohen personazhe e karaktere të shumëllojshme të jetës së përditshme, psikologjia dhe veçoritë më kryesore të jetës së tyre. Ekspozita e maturantit te shkollës së mesme artistike “ONUFRI” ka tërhequr vizitorë të shumtë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›