E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crowdsourcing: Inteligjenca kolektive

Nga vëzhgimet në kolektivet e bletëve ka gjetur zhvillim një degë e re e informatikës e quajtur crowd intelligence (inteligjenca e grupit), që analizon grupet e mëdha të destrukturuara të individave që arrinë të kompletojnë objektivat e tyre me anë të mekanizmit të bashkpunimit.

Struktura e kolektivëve të bletëve paraqet një paralelizëm të jashtzakonshëm që optimizonë punën e të gjithë individave të kolektivit në mënyre sinkrone: Mbi këtë proces bazohet procedura në paralel e sistemeve informatike që përdorin të gjitha njësitë llogaritëse në të njëjtën kohë.

Termi paraqet cilësinë e mundëshme të komunikimt që evulonë me sasinë me të cilën energjia e kolektivit arrinë një përshtatje të komunikimit të tillë që paraqet dëshirën për të ndihmuar.

Termi më i përshtashëm për këtë llojë komunikimi është crowdsourcing, një fjalë që nënkupton një fenomen të ri: perkthimin telematik të idesë së vox populi që njohim edhe si shpërndarja e informacionit me anë të gojëdhënave.

Fjala kombinon termin crowd (njerëz të zakonshëm) edhe atë të outsourcing, praktika për të cilën ekziston tendenca e eksternalizimit e të gjithë aktiviteteve: cilat aktivitete? Atë të komunikimit, që mund të përcaktohet në kohët e sotme si publicitare, por që shfaqë një tjetër potencial, atë të pjesmarrjes. Zbulonë që kuptimi i vërtet i komunikimit është të komunikosh “me” në vend që ti komunikosh “dikujt”.

Nuk është e rastësishme që një proces i tillë të ketë cuar drejt të ashtuquajturit buzz marketing. Fjala buzz është onomatopeike, dhe ka kuptimin e zugatjes së bletëve dhe aftësisë së tyre të percjellin infomacionin. Kështu që buzz marketing-u ka tendencën të shprehi një kolektiv informativ që prodhon opinione, zgjidhje dhe orientime që bota e marketingut po mëson të pranojë. Një gjendje e hapur ndaj potencialeve të reja të ndërveprimit ndërmjet shoqërive dhe tregut, jo vetëm për të shitur produkte por edhe për të vlerësuar raportin me konsumatorët.

Aspekti më interesant shkonë drejt një inteligjence kolektive e drejtuar potancialit të vërtet të rrjeteve sociale. Gjë që sjell raportin simultan të individit dhe shumicës së subjeteve të tjerë të komunitetit.

Aspekti tjetër i rëndësishëm i ndërveprimit në kolektiv është i ashtuquajturi kanalizim i memories, që do të thotë memorizim i pjesëshëm i informaciont nga pjestar të ndryshëm të grupit, por që vjenë i plotë në kolektiv. Shembuj konkret janë ndraja e llojit të ndryshëm të informacionit të memorizuar në familje, ku fëmija është eksperti i kompjuterit, mamaja ëshë ajo që fikson datat e rëndësishme dhe kështu me rradhë.

Një teknik e tillë e ndarjes së informacioni po zhvillohet edhe në vendet e punës ku firmat më inovatore në treg modifikojn ambjentet drejt punës në kolektiv, kjo teknik ëahtë përftuar edhe nga redaksia e BalkanWeb e cila e përdor prej shumë kohësh.

Ndryshimi do të përcaktonte ekuilibra të rinjë që i ripozicionon në një plan më të gjerë dhe të artikuluar, duke stimuluar pjesmarrjen kolektive që favorizonë mundësitë e shkëmbimit dhe rritjes së dijes.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›