E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Protesta masivetë punëtorëve të shërbimeve publike

BEOGRAD- Më se 10 mijë mësues, mjekë, policë dhe punëtorë të tjerë të sektorit publik në Serbi, kanë protestuar dje në Beograd, duke kërkuar rritje të rrogave dhe përmirësim të kushteve të punës.

Zhivorad Bërkiç, nga sindikata e shëndetësisë, tha se “dëshirojmë të zhvillojmë negociata me qeverinë menjëherë, sepse deri tani shumë herë ata e kanë përsëritur se nuk ka para”.

Rroga mesatare në muajin shkurt në Serbi ishte afro 350 euro, që paraqet një rritje 3% në krahasim me muajin janar, ka njoftuar sot Zyra e Statistikave të Serbisë.

Agjencia AFP raporton se e goditur rëndë nga kriza globale ekonomike dhe për shkak të mungesës së reformave strukturore, Serbia ishte detyruar t’i reduktoj çmimet publike dhe t’i bllokoj rrogat në sektorin publik prej muajit maj të vitit 2009 deri në janar të vitit 2011, me qëllim që ta kontrolloj deficitin buxhetor.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›