E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, zbulohet kafka e Mastodonit te lashte

KILI-Arkeologët kilianë kanë demonstruar kafkën e parë të plotë të një mastodoni (elefant gjigand, mamuth) të zbuluar në Kili ditën e enjte pasi punëtorët e ndërtimit kishin gërmuar pjesë të një impianti uji duke zbuluar dhëmbët e gjitarit të zhdukur.
Ndërsa punëtorët po gërmonin një gropë për të ndërtuar një impiant uji në Padre Hurtado, në dalje të kryeqytetit, ata u habitën kur gjetën dhëmbë midis pluhurit dhe baltës. Projekti i ndërtimit u pezullua pas zbulimit ndërsa arkeologët dhe specialistët nga sektori i Ekologjisë dhe Ambjentit të policisë hetimore në Kili u thirrën për të ekzaminuar dhëmbët.
Ekspertët u mrekulluan kur gërmuan më tej për të gjetur eshtra të tjera. Dhëmbët i përkisnin një mastodoni i cili mund të ketë jetuar nga 2 milionë në 10,000 vjet më parë. Specialistët thanë se pasi të arrinin të identifikonin specien e saktë ata do të jenë në gjendje të japin një datë më të përpiktë. Ndërsa vazhdonin gërmimet, ata zbuluan se gjetja ishte një kafkë e plotë mastodoni në gjendje pothuajse të përkryer. ‘Ky vend është padyshim një monument historik në paleontologji sepse ne kemi gjetur edhe një zbulim të ri në të njejtën gjëndje me të parin,’ tha arkeologu Pablo Masilla.
Ai dhe specialistë të tjerë planifikojnë të studiojnë kockat e fosilizuara për të zbuluar specien dhe moshën e saktë të kafshës. Ekspertët shpresojnë se zbulimi i madh do të cojë në gjetje të tjera dhe një kuptim më të mirë të kafshës gjigande.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›