E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu, garanton Berishen: Heqja e vizave, e sigurt

Greqia do te mbeshtese fuqishem Shqiperine, per sa i perket liberalizimit ne nje kohe sa me te shpejte te vizave per qytetaret e vendit tone. Ky ishte premtimi qe i beri dje kryeministrit Berisha, homologu i tij grek, Giorgos Papandreu, gjate nje takimi te zhvilluar pasditen e djeshme ne qytezen Pyli, te bashkise se Prespes, ne Greqi. Njeheresh, gjate takimit te pare zyrtar mes kryeministrit Berisha dhe kryeministrit te majte grek, Papandreu, kreu i qeverise greke i shprehu Berishes, mbeshtetjen e tij te plote dhe te qeverise greke, per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Po keshtu, Papandreu i premtoi kryeministrit Berisha dhe nje mbeshtetje te pakursyer nga ana e Greqise, per integrimin ne nje kohe sa me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, nderkohe qe vetem pak kohe me pare eshte bere publike edhe nisma e Papandreut, me mbeshtetjen e SHBA per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, ne vitin 2014, ne vigjilje te 100 vjetorit te Luftes se Pare Boterore. Nga takimi i djeshem, pervec mbeshtetjes per ceshtjen e integrimit, kryeministri Papandreu premtoi edhe mbeshtetjen maksimale per te arritur njohjen e patentave shqiptare, per emigrantet shqiptare ne Greqi. Ky premtim nga ana e drejtuesit te qeverise greke, erdhi pas kerkeses qe i beri kryeministrit Berisha per krijimin e nje lehtesie te tille emigranteve shqiptare, ne shtetin fqinje. Nisur nga kjo kerkese kryeministri Papandreu e siguroi Berishen, se do te beje cdo perpjekje qe sa me shpejte te hiqen burokracite dhe te njihen patentat shqiptare, per emigrantet qe jetojne ne vendin fqinj. Sipas Berishes, ky vendim do te ishte nje ndihmese dhe kontribut i jashtezakonshem, per te gjithe ata emigrante shqiptare qe perdorin automjete per transport, ne jeten e tyre te perditshme ne territorin grek. Po keshtu, gjate takimit dy kryeministrat diskutuan gjeresisht per marredheniet dypaleshe dhe shprehen vendosmerine e tyre, per thellimin e metejshem te bashkepunimit ne te gjitha fushat. Ne menyre te vecante Berisha i shprehu mirenjohjen homologut te tij, Papandreu per mbeshtetjen dhe solidaritetin e jashtezakonshem qe Greqia fqinje i tregoi Shqiperise dhe qeverise shqiptare, duke mbeshtetur fuqishem pranimin e shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE, ne mbledhjen e 16 nentorit 2009 te ministrave te Jashtem te Bashkimin Evropian. Po keshtu dy kryeministrat rane dakord per te punuar ngushtesisht dhe per te forcuar me tej, miqesine dhe bashkepunimit mes dy popujve.

Kryeministri grek Papandreu, pranoi me kenaqesi dje ftesen e bere nga kryeministri Berisha per te vizituar ne menyre zyrtare Tiranen. Sipas kreut te ekzekutivit grek, kjo vizite do te kryhej ne mundesine me te pare te tij.

2014 eshte nje date simbolike e vendosur nga diplomacia greke per sa i perket integrimit te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. "Axhenda 2014" eshte realisht edhe nje axhende pune e diplomacise greke per rajonin.

16 Nentori I ketij viti ishte koha kur ministrat e Jashtem te Bashkimin Evropian, pranuan shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat, per anetaresim ne BE dhe kur u ftua KE per hapat e metejshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›