E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika: Pa komunikim njerezor dhe Civil, s'ndertohet e ardhmja e vendit

D.Dedej

Pas deklaratave te ashpra dhe akuzave te drejtperdrejta, politikanet shqiptare lane jashte dje komentimin e temave te nxehta dhe uruan besimtaret myslimane. Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe Zonja e Pare, Teuta Topi, vizituan dje ne diten e Kurban Bajramit seline e Komunitetit Mysliman tek godina e Medresese, "H. Mahmud Dashi". Nga ana e tij, kreu i larte i shtetit uroi besimtaret myslimane, duke shprehur besimin edhe per te gjithe shqiptaret, te cilet dine shume mire t'i gezojne festat e njeri-tjetrit. "Besoj se eshte nje dite ku te gjithe duhet te inspirohen per rritjen e begatise se shpirtit kundrejt varferise shpirterore qe doemos, dita-dites duhet ta leme pas", deklaroi Topi. Per te cilin "pa komunikim njerezor dhe civil, nuk mund te ndertohet e ardhmja. Ndersa Kryeministri Berisha, pas vizites se tij ne seline e komunitetit mysliman uroi besimtaret myslimane me rastin e festes. "Kurban bajrami na gjen ne anetare te NATO-s. Kurban Bajrami na gjen ne nje komb te votuar nga 27 vende te Evropes per tu bashkuar ne gjirin e tyre, na gjen ne fund te liberalizmit te plote te vizave. Le te urojme te gjithe se bashku qe Kurban Bajrami i ardhshem te na gjeje me endrra te tjera te realizuara", uroi Berisha. Ndersa kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas vizites se tij komunitetin mysliman uroi qe e mbare te jete jo vetem kjo dite, por edhe e nesermja e gjithsecilit. "Kjo eshte dita e endrrave te mira, eshte dita e mendimeve te mira, eshte dita e fjaleve te mira, eshte dita e gjesteve te mira dhe une i uroj qe te gjitheve qe te kene mendime te mira, fjale te mira, gjeste te mira kudo ku jetojne dhe qe e mbare te jete jo vetem kjo dite, por edhe e nesermja e gjithsecilit", deklaroi Rama. Po keshtu, edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, pas vizites ne medresene e Tiranes ku u prit nga Kryetari i Komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muca, uroi te gjithe besimtaret myslimane. "Zoti ka shenuar kete dite si nje dite ne te cilen nuk mjaftojne vetem fjale te mira dhe mendime te mira, por eshte nje dite qe te kemi vepra te mira dhe gjeste te mira. Kjo dite, si cdo dite eshte nje filozofi e vecante ku shoqeria ka nevoje te mendoje thelle per te pasur jo vetem fjale, por vepra te mira", tha Topalli.

Topi: Urime per githe besimtaret

"Une deshiroj qe kete mesazh ta japim jo vetem per myslimanet shqiptare qe jetojne ne Shqiperi, por edhe per ata qe jetojne ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, kudo ku ata e kane ndertuar jeten mbi bazen e filozofise islame, e cila ne fakt eshte nje filozofi e paqes, e komunikimit njerezor dhe kjo do te ndihmonte shume edhe per rregullimin e shume aspekteve shoqerore qe jane te domosdoshme per te ngritur nje te ardhme shume me te mire se c'kemi sot", deklaroi Presidenti Topi.

Berisha: Kjo feste na gjen ne NATO

"Asgje nuk ka ndertuar dhe nuk nderton njeriu, te gjitha mrekullite e tij, te gjitha arritjet e tij jane te bazuara ne sakrificen e tij te ndershme, ne djersen, ne mundin , ne dhimbjen, ne perkushtimin, ndaj ne nderojme sot kete dite me mire se kurre. Kurban bajrami na gjen ne anetare te NATO-s. Kurban Bajrami na gjen ne nje komb te votuar nga 27 vende te Evropes per tu bashkuar ne gjirin e tyre, na gjen ne fund te liberalizmit te plote te vizave", uroi Berisha.

Rama: Uroj per mendime te mira

"Kjo eshte dita e endrrave te mira, eshte dita e mendimeve te mira, eshte dita e fjaleve te mira, eshte dita e gjesteve te mira dhe une i uroj qe te gjitheve qe te kene mendime te mira, fjale te mira, gjeste te mira kudo ku jetojne dhe qe e mbare te jete jo vetem kjo dite, por edhe e nesermja e gjithsecilit", uroi dje besimtaret myslimane me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas vizites te zhvilluar ne medresene e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›