E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu i pakënaqur për ndërhyrjen e FMN-së

Kryeministri grek Jorgo Papandreu deklaron se të zgjasë dorën për ndihmë drejt FMN-së dhe BE-së nuk është aspak gje e këndshme ndërsa CSU-ja bavareze i kërkon shtetit grek të dalë nga zona euro.

"Për shkak të deficiteve tona është shfaqur Bashkimi Europian që e ka vendosur vendin nën monitorim dhe sot është shfaqur dhe FMN. Nuk është thjesht monitorim është një lloj kujdestarie nëse do të donim ta shpreheshim më terma të butë. Nuk është aspak e këndshme. Në fakt në një protestë një ditë më parë pashe një pankartë ku shkruhej: 'FMN Ik". Do të pajtohesha me të madje dhe të shtoja 'Komision Europian largohu dhe ti', deklaroi Papandreu para mbështetësve në ishullin e Rodit. POr shtoi kryeministri ata nuk do të largohen me dhunë, por vetëm atëherë kur vetë grekët të kenë rivendosur rregullin në ekonominë e tyre.

“Ja pse në luftojmë sot, të rimarrim autonominë tonë, të rifitojmë lirinë dhe të clirojmë Greqinë nga ky lloj monitorimi”, shtoi Papapandreu. Deklaratat e kryeministrit vijnë ndërsa deficiti publik i kalon 13% cka sipas ekspertëve europianë do të thotë se Greqia ka më shumë nevojë për ndihma financiare se sa 45 miliardëshi i planifikuar nga BE dhe FMN-ja. Sipas njoftimeve të gazetës gjermane "Welt am Sonntag", nevojat e Athinës kapin shifrën e disa qindra miliardave euro. Ndërkohë në politikën e Berlinit është rritur shqetësimi se ndihmat financiare për Greqinë, me një borxh aktual prej 300 miliardë eurosh, mund të jenë rasti i një fuçie pa fund.

Partia kristiansociale në koaliconin qeverisës në Gjermani, CSU, i ka bërë thirrje Greqisë të mendohet për daljen nga eurozona. Kryetari i grupit bavarez të CSU-së në Bundestag, Hans-Peter deklaropi se dalja nga zona euro do ti jepte atyre mundësinë, Greqisë të maste valutën e saj. Ndërkohë në Greqi sa vjen e bie mbeshtetja për qeverinë. Tre të katërtat e grekëve janë të pakënaqur me performancën e saj. Sipas Institutit Alco, grekët mendojnë se qeveria e tyre ose ka reaguar shumë ngadalë ose jo ashtu si duhet në lidhje më krizën.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›