Ahmedinexhad: E turbullova OKB-në
Në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të pranishmit mbetën të shqetësuar nga ajo që unë thashë, por asnjë nuk i mohoi fjalët e mia, ka thënë presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, me të mbërritur në Teheran.
Fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i detyroi disa delegacione të vendeve europiane të largohen nga salla në shenjë proteste.