E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna armësh në Jarinje, serbët luftojnë me KFOR-in, disa të plagosur

Mediat kosovare raportojuni se është tensionuar situata në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjës. Pak orë më parë në këtë vend janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Për pasojë janë regjistruar edhe disa të plagosur.

Trupat e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup serbësh që kundërshtonin mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi si dhe heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes. Serbët kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it të cilët më pas kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njoftimet nga veriu bëjnë të ditur se situata vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa qindra serbë po qëndrojnë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it që kanë arritur të heqin pjesërisht barrikadat në afërsi të portës 1 si dhe të mbyllin një rrugë alternative që lidh Kosovën me Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›