E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu, miku i Ramës, një hajdut me çizme, shpallet “në kërkim” prej Athinës për një vjedhje prej 116 milionë eurosh

17-05-2013 / Nga Lavdrim Lita

Miku i Edi Ramës dhe Uzurpatori i Internacionales Socialiste ka halle jo veç me organizatën, por edhe me shtetin grek. Dje zyrtarisht kanë nisur hetimet për një llogari prej 116 milionë eurosh që është lëvruar nga një bankë më 2009-n, nën garancinë e kryeministrit Papandreu e që s’figuron më në llogaritë e PASOK. Hetimet mendohet të shkojnë deri tek lobingu që Papandreu ka kryer në Internacionale, por edhe tek roli që mund të kenë luajtur ortakë si Edi Rama

Ish-kryeministri socialist, Jorgos Papandreu, është gjithnjë e më larg nga Greqia dhe nga partia e tij, PASOK. Që nga vera e kaluar ish-lideri u shpërngul në Shtetet e Bashkuara për një seri konferencash, në emër të Universitetit Columbia. Mirëpo edhe pse është zgjedhur në parlamentin grek, Papandreu jo vetëm që nuk e ka marrë asnjë herë fjalën, por dhe ka shkelur vetëm dy herë sallën e Kuvendit për të votuar e më pas ka marrë avionin për të udhëtuar jashtë shtetit. Kuptohet vetiu, në mungesë të tij, kreut të ri të PASOK-ut, Evangelos Venizelos, i është dashur të menaxhojë një kolaps marrëveshjesh kundër një partie edhe në prag të falimentimit ekonomik. Llogaritë kanë kaluar nëpër një sitë për gjashtë muaj nga pesë kompani ndërkombëtare për revizionin llogaritar. Ato zbuluan borxhe rreth 116 milionë euro, të akumuluara gjatë viteve 2003-2011, gjatë administratës së Papandreut. Shpenzimet e çmendura janë për zyra luksoze, palestra të pajisura plotësisht për ushtrimet e shefit, pesëqind të punësuar, por edhe bileta avioni për një fatura totale gati  24 milionë euro. Paratë vinin nga një linjë krediti bujare e hapur në dy banka të mëdha greke. Formalisht, kreditë janë të garantuara nga fondet publike, në praktikë ky ishte një tjetër favor kundrejt një partie të qeverisë: Kreditë bankare tejkalonin shumën e parave të mbledhura nga shteti. Në kohët e arta, në vitin 2009, kur PASOK-u kishte arritur një 44% të lakmueshëm të votave, financimi publik ishte 40 milionë euro dhe shpenzimet tejkalonin tashmë 70. Jo rastësisht, prillin e kaluar, qeveria e kryeministrit Samaras ka miratuar një amendament për t’u siguruar imunitet të plotë krerëve të bankave për të gjitha kreditë e dhëna.   
Ndërkohë kreu i PASOK Venizelos i kërkoi shpjegime Papandreut dhe ish-punonjësve të tij në mënyrë që të kthenin shpenzimet pa dokumente mbështetëse. Rreziku është që të dërgohet në gjykatë të gjithë drejtuesi socialistë: Janë para publike dhe tashmë zyra e prokurorit në Athinë ka hapur një hetim. Papandreu ka deklaruar se komisioni parlamentar kurrë nuk ka gjetur parregullsi në bilancet financiare të PASOK-ut. Lidhur me udhëtimet e shpeshta, ato ishin të nevojshme për shkak të detyrës të tij si president i Internacionales Socialiste dhe ka mohuar se prania e tij në mbledhjen e bordit të Internacionales, në janar në Kosta Rika, kishte kushtuar 200.000 euro, por edhe lidershipi i saj në Internacionale po pëson çarje: Papandreu rrezikon të akuzohet se ka shkatërruar çdo gjë që ka prekur. Lobimi në Amerikën Latine apo Afrika, si dhe aleanca që ka lidhur me liderin socialiste Edi Rama, Boris Tadic dhe Sergei Stanishev mundësuan rizgjedhjen e tij si president i Internacionales socialiste.   Por që nga dhjetori i shkuar, me një takim që u mbajt në Romë, shumë nga partitë socialiste europiane kanë vendosur të distancoheshin nga organi ndërkombëtar që ishte dikur i Vili Brandt dhe që tani përfshin organizatën palestineze “Al Fatah”, sandinistët dhe panarabistët “Bath” Sirian të Asad, apo dhe  juntën ushtarake të Burkina Fasos. Linja e re politike internacionaliste do të lindë më 23 maj dhe do të quhet Aleanca Progresive. Sidoqoftë arsyeja zyrtare e dështimit është politike dhe ka të bëjë me mospërputhjen e organizatës ndërkombëtare, siç denoncoi pak muaj më parë spanjollja Beatriz Talegon, sekretare e rinisë Ndërkombëtare, por në mesin e disidentëve gjithkush ka axhendën e vet: Për demokratët italianë, të shkosh përtej Internacionales Socialiste mund të zgjidhë disa probleme në marrëdhëniet midis komponentëve të brendshëm, për demokracinë gjermane sociale do të thotë prerje e të gjitha lidhjeve të mbetura me Bad Godesberg dhe për PASOK-un e Venizelos është një mundësi e shkëlqyer për të ndryshuar gjërat dhe ndoshta edhe emrin, me një parti të re të qendrës së majtë europiane, e aftë për të varrosur katër dekada populizmi. Jo më kot, Venizelos ëndërron një listë të përbashkët me të majtën demokratike (aleate në qeveri) për zgjedhjet europiane të vitit së ardhshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›