Papandreu, ndërmjetës i Edi Ramës me FMN-në

Mediat greke flasin për një negociatë të re që Jorgos Papandreu ka nisur me FMN-në. Një sërë drekash e darkash po stabilizojnë jo vetëm azilin e tij financiar, në një institucion bankar në SHBA, por edhe vendosjen e ekonomisë shqiptare nën ombrellën e Fondit, si mundësia më e mirë për të justifikuar keqqeverisjen e Edi Ramës, nxënësit që pritet të eksportojë në Tiranë krizën greke
“Çfarë e bën Jorgos Papandreu me stafin e FMN-së në SHBA”, ky është titulli që mediet greke pyesin për ish-kryeministrin grek që çoi në falimentim të programuar shtetin. Sipas medieve greke, ish-kryeministri Papandreu kohët e fundit ka pasur darka dhe takime me zyrtarë të FMN dhe kjo vjen në një moment që FMN-ja është duke konsideruar të tërhiqet nga Greqia.
Një informacion i ri që vjen nga qarqet ekonomike në Uashington shkakton konotacione shumë interesante. Sipas këtij informacioni, ish-kryeministri Jorgos Papandreu kohët e fundit ka pasur kontakte në formën e drekave me drejtuesit e mëparshëm dhe të tanishëm të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kontaktet të cilat i bën gjatë udhëtimeve të shumta jashtë kanë krijuar idenë se ai po punon me misionin, shprehen mediat greke. Ky mision i Papandreut me drejtues të FMN vjen në të njëjtën kohë kur Edi Rama propozon rikthimin e FMN në Shqipëri. “Njerëzit të cilët e njohin mirë thonë se lëvizjet e ish-kryeministrit me stafin e FMN kanë lidhje me disa aspekte të ndryshme të menaxhimit të krizës që zuri fill në mes të 2010 dhe 2011”, thuhet në lajmin e agjencisë greke neësnoë.gr dhe greekreporter.
Ky lobim i Jorgos Papandreu në Fondin Monetar Ndërkombëtar përkon drejtpërdrejt me kërkesën e socialistëve për autidimin e financave të shtetit shqiptar, që sipas ish-ministrit socialist të Financave Anastas Angjeli duhet të bëhet pikërisht nga FMN-ja. Edhe sot e kësaj dite Anastas Angjeli është një nga kontributorët e programit ekonomik të PS dhe të vetmin model ekonomik që ka ndjekur Angjeli prej dy dekadash janë formulat ekonomike të dala nga PASOK, partia Socialiste greke. Së fundmi, Anastas Angjeli pasi mori kandidaturën në xhep, takoi në Athinë sekretarin e përgjithshëm të Pasok Nikos Androulakis dhe sekretarin organizativ Lefteris Katsikarelis. Në takim u shkëmbyen mendime mbi situatën ekonomike në Greqi dhe pasojat e saj në Shqipëri. Ndërmjetësimi për të cilin flasin mediat greke vjen në të njëjtën kohë, kur Papandreu po negocion njëfarë azili personal në SHBA, meqenëse po ndërhyn për një stabilizim final në një institucion të rëndësishëm bankar, nën ombrellën e FMN-së. Stabilizimi i tij financiar, duke u shpëtuar indicieve për hetime në shtetin grek, do të ndodhë me vendosjen nën thundër të një tjetër shteti ballkanik, Shqipërisë, tashmë në pritje të qeverimit nga vasali i tij Edi Rama.