E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Me rritjen e temperaturave, rritet intensiteti i intrigave socialiste për fshesë në administratë e falimentim biznesesh pranë opozitës

29-07-2013 / Gazeta 55

Zhegu i vapës përvëluese të këtyre ditëve të fundit të korrikut, s’i ndal dot Edi Ramën dhe njerëzit e tij, të dalë nga trafikimi i votave të 23 qershorit, për të thurur plane dhe hedhur themelet e qeverisë antishtet, duke nisur nga muajit shtator. Kjo po bëhet në pikun e vapës përmes një pune të koordinuar mes selisë së PS-së dhe vilës së Koço Kokëdhimës në Qeparo. Ky i fundit është edhe ndër nxitësit kryesor të planeve ogurzeza të kreut të PS në jetësimin e projekteve të shkatërrimit të Shqipërisë. Në thelb, Edi Rama ka një program antishtet, një program antiglobalisht që synon ta izolojë vendin dhe t’i shndërrojë pasuritë e tij në çifligje private. Gjithashtu ka edhe një problem që lidhet me mungesën e formimit profesional të atyre që kanë hartuar ose po hartojnë programin e Ramës, pasi vetëm një i painformuar, i palexuar mund të shkojë deri aty sa shëndetësinë e quan të degraduar (mirë që s’thotë të mbyllim spitalet) ndërsa arsimin dhe shkollat i quan stalla bagëtish. Këto disa prej alibive të tij, për të justifikuar furtunën e shtatorit, pasi mbi këto dy sektorë do ketë dorë të hekurt nga Edvini, Koço & Koçot e tjerë.
Kësisoj, në shtator nis furtuna dhe pritshmëritë janë që dhuna mavi ta nisë funksionin e saj nga spastrimi i administratës, një premtim solemn ky i Edvin Ramës në konferencën për shtyp ku prezantoi qeverinë me arna. S’do mbeten pas as struktura pranë shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sporteve. Fshesa do jetë sa gjerë e gjatë për arritjen e qëllimit, atë të zhbërjes së çdo kontributi të administratës së qeverisë aktuale, për të nisur periudhën e përhumbjes dhe rrënimit me formacionin e banditëve dhe kriminelëve.
Po ashtu zhegu i vapës po i stimulon egërsisht antishtetarët, lidhur me përgjegjësitë që ata kanë sa i takon mbajtjes së premtimeve përpara shqiptarëve duke nisur nga sistemi shëndetësor falas, ulja e taksave, heqja e TVSH për produktet bazë, punësimi i 300 mijë shqiptarëve etj. Këto as që mendohet se do përbëjnë axhendën e socialistëve të pas shtatorit, pasi pritshmëritë janë edhe të tilla që, rrangalla e mashtrimit të mos e vrasë mendjen për asnjë nga ato që iu kanë premtuar votuesve. Të paktën ky qëndrim rezulton aktualisht i shprehur edhe publikisht nga kreu i PS dhe koordinatorët e tij për programin. S’do mend të kuptohet se Edi Rama mund të ketë ndonjë axhendë që përputhet me interesat e shqiptarëve... pasi interesi i tij imediat dhe i vetëm, është rrënimi i shtetit dhe parcelizimi i pasurive publike në duart e Koços dhe koçove. Qytetarët janë të fundit për të cilët mund të mendojë ai. I gjithë nxitimi për të thurur plane sesi do e spastrojnë administratën në shtator, në pikun e vapës zhuritëse të korrikut, do të thotë shumë, aq shumë sa egërsia e antishtetarëve do të rezultojë një rrezik permanent për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e qytetarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›