E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu në takimin me Ramën: Mungesa e transparencës, sjell krizë

Papandreu - Rama

Gjatë ditës së parë të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste Evropiane, Edi Rama është takuar me Jorgo Papandreun, i cili është dhe President i Internacionales Socialiste dhe kreu i së majtës në Greqi. Ajo që ishte për tu thekuar në këtë takim, ishte mesazhi i Papandreut që Shqipëria duhet të mësoi nga pësimi i Greqisë.

Për këtë ish-kryeministri i shtetit fqinj theksoi se rëndësinë e transparencës së të dhënave të ekonomisë, gjë që nuk ndodhi në vendin e tij në kohë kur në qeveri ishin të djathtët.

“Në Greqi ne nuk patëm transparencë për buxhetin dhe as për sektorin publik. Kjo shkaktoi një problem të madh me deficitin, gjë të cilën ne mund ta kishin ndaluar, nëse do të kishim patur transparencë. U krijua gjithashtu shumë pabarazi dhe mungesa e transparencës mund të sjellë dhe korrupsionin. Ndaj transparenca është një çështje për qeverisjen e mirë, demokracinë dhe është një çështje e kohezionit social. Për këtë arsye, qeveria jonë në Greqi sot mban si flamur transparencën, tha Papandreu.

Kreu i opozitës shqiptare në këtë kuadër tha se është shumë e rëndësishme që realiteti ekonomik të vrojtohet qartë, përmes transparencës së të gjitha të dhënave ekonomike.

Është shumë e rëndësishme sot që shqiptarët dhe klasa politike në Shqipëri të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik, përndryshe shumë shpejt do të gjendemi përpara një stuhie që do të jetë e tmerrshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. E në këtë aspekt eksperienca e qeverisë së mëparshme të djathtë greke e cila fshehu të gjitha të dhënat është një eksperiencë që duhet të na mësojë shumë”, u shpreh kreu i PS-së.

Kongresi i Partisë Socialiste Evropiane do të mbyllë punimet nesër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›