Papandreu shpall planin e reformave
Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, pritet të bëjë publike një seri masash për të reduktuar borxhin publik të vendit dhe për të rikthyer besimin e komunitetit ndërkombëtar në ekonominë e vendit. Papandreu do të fillojë dialogun me grupet e interesit. Analistët thanë se program do të jetë i ndarë në dy faza, ulja drastike e defiçitit buxhetor dhe shpenzimeve administrative dhe pas vitit 2011 reduktimi i numrit të punonjësve në adminiastratën shtetërore.