Këshilltarët demokratë të Bashkisë do të kërkojnë shkarkimin e Ramës
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak do të kërkojnë në mbledhjen më të afërt shkarkimin e Edi Ramës si kryebashkiak i Tiranës. Në një dalje për mediat Ferdinand Poni, në cilësinë e kreykëshillarit të demokratëve sqaroi arsyet e marrjes së këtij vendimi që sipas tij dëshmojnë kapjen e kryetarit të Bashkisë Edi Rama nga ajo që ai e cilësoi kupola e krimit ekonomik.
Poni “Grupi i këshilltarëve demokrate do të kërkojë dhe realizojnë në mbledhjen më të afërt, shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Edi Rama. Këshilli bashkiak do të shkarkojë dhe do të kërkojë rivendosjen në normalitet dhe të vendimmarrjeve të tua abuzive”.
Sipas kreut të këshilltarëve demokratë, kryebashkiaku i Tiranës duhet të mbajë përgjegjësi për ato që zoti Poni i cilësoi shkelje flagrante të ligjit
Poni “Shkelje flagrante të ligjit dhe kapje e Ramës nga kupola e krimit ekonomik. 1300 m2 truall publik për Beson, për Dash Pezën, një qytezë të tërë për Delijorgjin, 500 mijë m2 truall shtetëror në gjithë Tiranën.”
Deklarata e kreut të këshilltarëve demokratë vjen pas vendimit të qeverisë për të kaluar nën administrimin e Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit 1350 m² tokë në Parkun Rinia. Vendimi për shtetëzimin e kësaj sipërfaqeje toke erdhi pas denoncimit që Kryeministri Berisha i bëri vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitin 2005 për shitjen e kësaj sipërfaqeje toke një investitori privat me arsyetimin se ajo është dhënë me çmim më të ulët se tregu.