E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Gates vizite në Afganistan. Jo optimizëm të tepruar

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates, gjatë vizitës në Kabul paralajmëroi kundër optimizmit të tepruar në Afghanistan, duke parashikuar ditë të errëta përpara, pavarshisht nga shpresat që për momementin ofrojnë sukseset në fushëbetejë.

Gates, në të parën vizitë në vend që prej dergimit të 30 mijë trupave shtesë, deklaroi se forcat e NATO kishin fituar mjaft terren kohët e fundit përfshirë këtu dhe përpjekjet për të marrë nën kontroll bastionin taleban të Marjah.

"Megjithatë ka ende shumë luftë përpara dhe sigurisht do të ketë ditë më të erreta, por hidhni vështrimin para dhe do të gjeni vend për optimizëm, ndërsa vendet tona vazhdojnë atë që president Karzai e quan një iniciativë të drejtuar nga afganët për të siguruar paqe dhe stabilitet. Ky është një qëllim që e mbështes dhe që së bashku mund ta arrijmë," shtoi ai gjatë një konference për shtyp.

Robert Gates deklaroi se mbështeste planet e Karzait për mbajtjen e një konference për paqen për rreth 6 javë me qëllim diskutimin e pëprpjekjeve për ripajtim me luftëtarët talebane dhe liderët e tyre.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›