Situata në Tiranë vuri në rrezik miqësoren me Slloveninë
TIRANE- Situata e krijuar në kryeqytetin shqiptar Tiranë, pas ngjarjeve të 21 janarit, ka rrezikuar jo pak edhe miqësoren e 9 shkurtit me Slloveninë. Federata Sllovene ka pyetur trajnerin Matjazh Kek nëse duhet ta zhvillonin apo jo këtë ndeshje dhe në fakt ka qenë vetë trajneri që ka dhënë OK-in, përpos lajmeve të marra nga Tirana.
Tekniku i përfaqësueses sllovene e ka bërë të ditur një gjë të tillë ditën e djeshme, vetëm 2 javë nga sfida që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. “Federata më kërkoi mendim nëse duhet ta anulonim apo ta zhvillonim miqësoren dhe unë unë këmbëngula që të luanim, sepse është një test shumë i rëndësishëm përpara ndeshjes me Irlandën e Veriut në Belfast”, u shpreh Matjazh Kek.
Ndërkohë, përsa i përket ndeshjes, ai ka pohuar se do të thërrasë formacionin më të mirë të mundshëm, sepse do të shikojë lojtarët pas tre muajsh që nuk janë grumbulluar. Ai i ka thurur elozhe edhe kombëtares kuqezi e sidomos trajnerit Josip Kuzhe. “Shqipëria është një skuadër e mirëmenaxhuar, - deklaroi Matjazh Kek. – Kolegu im Josip Kuzhe ka bërë një punë shumë të mirë. Shqiptarët janë një skuadër shumë agresive, të organizuar dhe të karakterizuar nga shpirti luftarak.
Duke e parë në këtë prizëm, kjo ndeshje do të jetë një test i vërtetë për takimin në Belfast”, shtoi trajneri i Sllovenisë. I pyetur nga gazetarët përse zgjodhi një skuadër të dobët si Shqipëria, Kek nuk ishte dakord me këtë përkufizim. “Kjo do të jetë një sfidë reale, i pëlqen dikujt apo jo, - sqaroi ai. – Unë do të preferoja të luaja me Spanjën, Anglinë apo Francën, por ka disa probleme. Flas më tepër në aspektin financiar. Megjithatë, jam i bindur se Shqipëria është një kundërshtar tërheqës”, tha më tej Kek.
Ai pohoi gjithashtu se Sllovenia do të grumbullohet direkt në Tiranë për këtë miqësore.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)