Ismail QemaliNje perkujtimi dyfishte ne Vlore
VLORE- Qyteti i Vlores përkujtoi dje figurën e Ismail Qemalit në 167-vjetorin e lindjes dhe 92-vjetorin e vdekjes. 24 janari, dita që përkujton në të njëjtën kohë dy momentet e rëndësishme për simbolin e kombit, ka përcjellë homazhe pranë varrit të tij. Kryebashkiaku Shpëtim Gjika, shoqëruar nga drejtues të tjerë në nivel lokal, drejtues të Universitetit "Ismail Qemali", përfaqësues të shoqatave, shoqërisë civile, historianë, intelektualë, ka vendosur kurora me lule duke u përulur me nderim para kësaj figure simbol për kombin tonë. Bashkia Vlorë ka qenë pjesë e organizimit të mëpasshëm edhe të konferencës së zhvilluar me këtë rast në pallatin e kulturës "Labëria".
Po kurora me lule janë vendosur edhe nga kryesia e PD-së lokale. Ndër të tjerë janë përkulur para varrit të Ismail Qemalit, deputeti Ardi Kollozi, prefekti Edi Velçani, kreu i qarkut, drejtues të strukturave të kësaj partie, si dhe përfaqësues të LSI-së e partive të tjera aleate të djathta. Krerët e PD-së thanë se nderojnë sot babain e kombit, një nga figurat unike për kombin tonë. Ndër të tjera ata thanë se ishin këtu duke u përulur me respekt e mirënjohje në këtë ditë, duke mbajtur të tilla parasysh dhe jo ato që lënë gjurmë të hidhura në histori, si ajo e 21 janarit të këtij viti.
Akademia përkujtimore Ismail Qemali
Kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, përkujtimi i Ismail Qemalit, në ditën e lindjes dhe vdekjes së tij ka sjellë trajtimin historik dhe shkencor të kësaj figure historike në "Akademia përkujtimore Ismail Qemali- themeluesi i shtetit të parë shqiptar" në sallën e madhe të pallatit të kulturës "Labëria". Aktiviteti shkencor, organizuar nga Bashkia Vlorë dhe Instituti i Studimeve Politike "Ismail Qemali", është ndjekur me interes të veçantë nga intelektualë, qytetarë të Vlorës, historianë, studentë e shkollarë, duke sjellë një trajtim të plotë të kësaj figure të shquar për shtetin shqiptar. Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Bujar Leskaj tha se "padyshim që në këto data, gjithë Shqipëria, por veçanërisht vlonjatët përkujtojnë 24 janarin, ditën që sjell në vëmendje figurën e Ismail Qemalit, i cili erdhi në jetë si një pinjoll i një nga familjeve më të lashta shqiptare dhe iku nga kjo jetë me një amanet të plotësuar të lëvizjes kombëtare shqiptare, krijimin e shtetit të parë shqiptar. Ismail Qemal Vlora ka privilegjin, ka autoritetin, ka përmasat e statistit të shtetit, ka ato përmasa që e meriton të quhet, themelues, baba i shtetit shqiptar dhe njëherazi një nga etërit themelues të kombit shqiptar.
Referatin kryesor për figurën shumëplanëshe të Ismail Qemalit e mbajti historiani, Prof.dr. Pëllumb Xhufi, i cili paraqiti një rrjedhë kronologjike të momenteve kryesore nga jeta dhe vepra e Ismail Qemalit, si themelues i shtetit shqiptar, duke u ndalur sidomos në jetën politike të tij. Referate janë sjellë edhe nga emra të tjerë të njohur si Neritan Ceka, Vaso Tole, Bardhosh Gaçe. Në përshëndetjen e tij, kryebashkiaku Shpëtim Gjika tha ndër të tjera se "duke përkujtuar Ismail Qemalin, ne përvijojmë Shqipërinë dhe qytetin tonë të dashur, Vlorën, e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj burra dhe patriotë të tillë me emër si ai. Ismail Qemali është shndërruar në një simbol të Shqipërisë, krahas Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Si e tillë, kjo figurë është tashmë pikë reference për të gjitha momentet historike të vendit tonë. Nuk mund të shkruajmë dhe të analizojmë periudhën e Pavarësisë dhe gjithçka ndodhi më pas, pa u ndalur tek themeluesi i shtetit, tek kjo figurë që lartësohet gjithmonë e më shumë teksa vitet kalojnë".
(d.b/GSH/BalkanWeb)