E Diel, 1 Nëntor 2026

Papërgjegjshmëria e bizneseve, helmohen 25 fëmijë në Vaqarr

Të paktën 25 fëmijë të fshatit Lalm të komunës Vaqarr janë helmuar pasi kanë konsumuar karamele të skaduara.Fëmijët e këtij fshati i kanë gjetur karamelet buzë lumit Erzen, në vendin e quajtur Ura e Beshirit, ndërsa gjatë ditës së sotme i kishin shpërndarë edhe te shokët dhe shoqet e tyre në shkollë, duke shkaktuar kështu një helmim masiv.
 

Këto produkte që mbajnë datën e skadencës 2 mars 2006, sipas banorëve të zonës ishin hedhur gjatë natës në bregun e lumit nga një firmë e produkteve ushqimore.
 

Ndërsa Shqipëria pret me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE dhe shqiptarët presin një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tyre, një gjë e tillë duket se nuk po ndodh.
 

Pavarësisht invenstimeve për ndërtimin e landfilleve dhe në neglizhencë të plotë nga autoritetet vendore, një firmë e produkteve ushqimore ka mundur të hedhë këto produkte që mund të kishin shkaktuar një tragjedi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›