E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI-se apel per permbylljen e reformes zgjedhore

Kreu i LSI ka deklaruar nga Korça se është momenti  të përshpejtohen ritmet e realizimit të reformës zgjedhore, me qëllim që të bëhen të gjitha përmirësimet e duhura, për të shmangur konetstimet. Sipas Metës,është e rëndësishme, që të plotësohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR, për të garantuar barazinë e votës së qytetarëve. Më tej kreu i LSI ka shprehur gadishmërinë e forcës politike që drejton, për të qenë të hapur për çdo formulë ,që i realizon këto rekomandime. Meta tha se kjo formulë sipas tij, duhet të jetë produkt i kompromisit.

Për sa i përket zgjedhjes së presidentit, Meta deklaroi se për LSI është i rëndësishëm procesi, i cili duhet të jetë kushtetues dhe sa më konstruktiv.

Më herët ,gjatë konferencës zgjedhore të LRI,për degën e Korçës, Meta  është shprehur se LSI ka treguar se është një faktor pozitiv në integrimin e vendit dhe po jep një kontribut të fuqishëm në stabilitetin dhe përshpejtimin e reformave  integruese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›