E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, Miço: 13.4%, të ndryshohet rregullorja për fshatin

Tiranë- Shifrat e papunësisë në Shqipëri janë rreth 13.4%, ose më saktë në vendin tonë jetojnë rreth 143 mijë të papunë.

Këto kanë qenë shifrat e deklaruara nga drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punës, Thoma Miço, për vitin 2011. Sipas tij një person quhet i papunë në momentin që ai është në kërkim të një pune, ndërsa shifrat mund të jenë më të larta pasi ka me dhjetra persona të papunë në fshat, por që nuk rezultojnë në listat e papunësisë për shkak të tokave që kanë në pronësi.

Fshati në bazë të ligjit trajtohen si të vetëpunësuar. Është një koncept i vjetëruar. Këta pavarësisht se mund të mbeten të papunë, nuk figurojnë në listën e njerëzve të papunë sepse trajtohen si të vetëpunësuar. Duhet që nga vitit tjetër të bëhet një rregullim ligjor që ata trajtohen si gjithë të tjerët”,- u shpreh Miço.

Deklaratat e tij kanë ardhur pas takimit mbi punësimin në Komisionin Parlamentar i Punës Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, por seanca është shtyrë sepse mungonte kreu i Ministrisë së Punës, Spiro Ksera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›