Nano: Mbyllni reformat, PD- ja model i vitit 90
Tiranë- Edhe një here ish- kryeministri Fatos Nano i ka bërë thirrje klasës politike të bashkëpunojë për të plotësuar 12 kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Nëpërmjet një dekelarate Lëvizia Nano për Fitoren e Socialistëve ka kërkuar që të përmbyllet në kohë reforma zgjedhore dhe ajo paramentare.
Inkurajojme udheheqësitë politike te majta e te djathta ne Shqiperi qe te gjejne mendjehaptesine dhe urtesine per te vendosur interesat kombetare si paresore duke zgjeruar aftesite, hapesirat dhe vullnetin per mirebesim, bashkepunim e bashkerendim ne funksion te nje marreveshjeje e strategjie te madhe kombetare per njehsimin e te gjitha energjive te shoqerise sone per plotesimin e 12 kritereve te vendosura nga BE, per realizmin e reformave parlamentare dhe zgjedhore, heqjen e imuniteteve, duke merituar keshtu marrjen e Statusit Kandidat ne BE ne vjeshten e ketij viti,- thuhet në deklaratë.
Sipas Nanos mosmarrja e statusit kandidat do të jetë për fajin e kryeministrit, ndërsa ka kërkuar bashkimin e opozitës për fitimin e zgjedhjeve në vitin 2013.
Më tej ai është shprehur kundër mbështetjes së Berishës ndaj Nishanit dhe ka thënë se vendimet e marra në PD i takojnë viteve 90.
Qëndrimi i Kryeministrit Sali Berisha në mbështetje të Kryetarit të KQZ-së Arben Ristani është as me pak e as me shume por vazhdimesia kokeforte dhe driteshkurter e mendesise dhe udhetimit politik aventuresk, qe ngushton demokracine, privatizon dhe partiakizon institucionet, si edhe demton e pengon integrimin. Sali Berisha po deshmon me kembengulje se eshte i paafte te ndertoje nje shoqeri te lire, te drejte, demokratike dhe te denje per te merituar integrimin. Sali Berisha punon veç per partine e tij dhe per betejen e ardhshme elektorale, duke keqperdorur dhe akaparuar shtetin, e njekohesisht duke cenuar e demtuar zhvillimin e vendit dhe integrimin europian. Sali Berisha po deshton me vullnet te lire qe te jete nje shtetar, duke u konfirmuar dhe afirmuar ne çdo akt, vendim e veprim si nje partiak i modelit te lene pas ne vitin 1990,- thuhet më tej në deklaratë.