E Diel, 1 Nëntor 2026

Eglantina Nasi TVSH-ja "mbush" arken e buxhetit, kryeson te ardhurat

Tatimi mbi Vleren e Shtuar vazhdon te mbetet taksa me e rendesishme, qe siguron me teper te ardhura per buxhetin e shtetit. Nje fakt te tille e ka faktuar edhe raporti me i fundit i ministrise se Financave, i cili detajon shpenzimet dhe te ardhurat per periudhen e tre muajve te pare te ketij viti. Konkretisht, ai citon se nga pagesa e TVSH-se eshte mundesuar arketimi i 26.484 milione lekeve ne fund te muajit mars. Vlere kjo, e cila ka ardhur ne rritje progresive, saktesisht 8.427 milione leke ne muajin janar dhe 17.045 ne muajin shkurt. Me nje nivel aktual realizimi prej 20.80%, taksa e TVSH-se, synon qe deri ne fund te ketij viti, te kape nje nivel total prej 127.299 milione lekesh, sic rezulton ne fakt, ne parashikimin vjetor per kete taksim, ne buxhetin 2012. Nderkaq, per TVSH-ne, se fundmi jane propozuar edhe ndryshime te reja ne ligjin ekzistues, te cilat ne fakt, mund te reflektojne edhe me ndryshime ne kuotat e mbledhjes se kesaj takse te rendesishme per buxhetin e shtetit. I hartuar sipas standardeve te Bashkimit Europian. Tashme, drafti i ri synon rregullimin e te gjitha mangesive qe ekzistonin ne lidhje me TVSH-ne. Ne fakt, ai nuk e ndryshon tarifen prej 20 % te saj, porse perfshin brenda detyrimit te pageses se saj, edhe sherbime apo subjekte, te cilat deri dje nuk kane qene ne skeme. Nderkaq, kete takse per nga niveli i arketimit ne buxhet, e pason ajo e Akcizave, e cila saktesisht numeron nje total prej 7.649 milione lekesh te grumbulluara ne fund te muajit mars. Kurse muajt e meparshem te vitit, mesohet se ajo ka qene respektivisht ne nivelet prej 2.317 milione lekesh dhe 4.996 milione lekesh. Ndersa ne total, parashikimi i saj vjetor eshte 42.759 milione leke. Realisht, ajo rezulton me nje nivel realizimi prej 17.89%, shifer kjo, me e ulet ne fakt sesa ajo e taksave te tjera qe kane mbushur me para buxhetin e shtetit gjate tre muajve te pare te ketij viti. Nga ana tjeter, te dhenat e ministrise se Financave tregojne se Tatimi mbi te Ardhurat Personale, eshte taksa e trete qe renditet per nivelin e saj ne totalin e te ardhurave qe kane mbushur buxhetin e shtetit gjate tre muajve te pare te ketij viti. Sipas tyre, ne fund te muajit mars rezultojne te mbledhura 6.821 milione leke vetem prej kesaj takse, ndersa ne fund te shkurtit kjo shume ka qene 4.512 milione leke dhe ne janar 2.474 milione leke. Me nje nivel aktual realizimi, prej 22.92%, nga kjo takse, ekspertet e Financave kane parashikuar qe buxhetit te shtetit do t'i grumbullohet nje total te ardhurash prej 29.754 milione lekesh deri ne fund te vitit. Ne total, te ardhurat e siguruara gjate tre muajve te pare te ketij viti, rezultojne te jene 78.457 milione leke, me nje nivel realizimi prej 22.05%. Kurse shpenzimet mesohet se kane qene ne nivelin prej 89.946 milione leke, me nje nivel realizimi prej 22.66%.

Taksat doganore i sjellin buxhetit me pak para se te gjitha taksat

Me nje nivel te ardhurash prej vetem 1.347 milione lekesh ne buxhetin e shtetit ne fund te muajit mars te ketij viti, taksat doganore renditen te fundit ne kontributin qe japin ne teresi taksat per mbushjen e arkes se tij. Sipas te dhenave te ministrise se Financave per treguesit fiskale buxhetore gjate 3 muajve te pare te ketij viti, taksa doganore e ka gjithashtu me te ulet edhe parashikimin vjetor te sigurimit te saj, vetem 6.778 milione leke per gjate gjithe muajve te vitit. Nderkaq, Financat pohojne se realizimi aktual i te ardhurave prej kesaj takse rezulton te jete ne nivelin prej 19.87%, gjithashtu me i ulet se i taksave te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›