E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama te behet pjese e festimeve te 100 vjetorit larg percarjes

Bashkia e Tiranes shpreh keqardhjen per frymen aspak patriotike qe percjellin deklaratat e fundit te kryetarit te ps z Edi Rama, njekohesisht ish-kryetar i Bashkise se Tiranes, ne kete vigjilje te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, duke e ftuar atë të jetë pjesë e festimeve dhe të qëndrojë larg përçarjes dhe konfliktit.

Në një deklaratë për mediat ky institucion shprehet se Vlora eshte qyteti i pavaresise dhe Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise. Prandaj te gjithe ata qe e ndjejne veten shqiptare do ta festojne kete 100 vjetor sebashku pavaresisht nese jetojne ne Tirane a Vlore, Prishtine a Shkup, Podgorice, Athine apo kudo tjeter.

“Per fat te keq, per 11 vjet ne Bashkine e Tiranes u festua shpesh nata e bardhe, por nuk u var asnjehere asnje flamur i vetem me 28 nentor. Sot eshte koha e bashkimit, solidaritetit dhe bashkepunimit pa dallim, Vlore apo Tirane, Tropoje apo Sarande. Te gjithe do te kremtojme me krenari kombetare kete feste madheshtore” thuhet në deklaratën e bahskisë së kryeqytetit.

Bashkia e Tiranes ka marre te gjitha masat qe kete vit ta festoje 28 Nentorin me gjithe madheshtine qe mbart kjo date ne historine tone. Me kete rast ftojme edhe z. Rama te behet pjese e ketyre perpjekjeve pozitive larg gjuhes se konfliktit dhe percarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›