E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, këtë vit spati ulje

INSTAT njoftoi sot se numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor në 3-mujorin e katërt 2011 u rrit me 6.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, por nuk pati ndryshim në numrin e të punësuarve në sektorin shtetëror dhe atë privat bujqësor nga 3 mujori i tretë 2011.

Gjatë 3-mujorit të katërt 2011 popullsia ekonomikisht aktive si forcë pune ishte 1,075,338 persona dhe shkalla e papunësisë llogaritet në 13.29%. Numri mesatar i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit këtë periudhë ishte 142 950, prej të cilëve përfituan pagesë papunësie 9 247 persona. 

Gjatë tremujorit të katërt 2011 paga mesatare mujore për një të punësuar në sektorin shtetëror ishte 48,000 lekë, niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike 3,390 lekë dhe niveli i ndihmës ekonomike të plotë, 4,195 lekë. Paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 527, datë 20/07/2011 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 20,000 lekë, ndërsa niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr 562,datë 3/08/2011 është 6,850 lekë. /Start/

                                                                                             2012-03-04 09:24
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›